Partitë bëhen gati për zgjedhjet e 6 marsit
27 janari është afati i fundit për bashkitë Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Lushnjë, që të shpallin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.
Më 19 shkurt nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku do të votohen kryetarët e 6 bashkive.
Partitë politike mund të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhje në KQZ, në datat 28 – 31 Janar. Maksimumi brenda 3 shkurtit, KQZ do të miratojë partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Kandidatët që duan të garojnë si të pavarur, propozohen nga Komitetet Nismëtare. Ato përbëhen nga jo më pak se 9 zgjedhës të zonës zgjedhore. Komitetet regjistrohen në Komisionin e Zonës Administrative Zgjedhore brenda datave 28-31 Janar. Deri më 3 shkurt KZAZ-të regjistrojnë këto komitete.
Ato kanë për detyrë mbledhjen e firmave për të propozuar kandidatë të pavarur. Kandidatëve u duhen të paktën 1% e elektoratit të zonës, por jo më shumë se 3,000 firma. Nga ky detyrim përjashtohen kandidatët e pavarur që në 6 muajt e fundit kanë qenë kryetar bashkie/ këshilltar bashkiakë ose deputetë.
24 orë nga miratimi i regjistrimit të partive politike dhe komiteteve nismëtare, regjistrohen Koalicionet zgjedhore, në rast se ka të tilla. KQZ i miraton ato brenda 24 orëve.
Dokumentet e plota për kandidatët për kryetarë, paraqiten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në datat 6 – 9 Shkurt.
Sipas afateve të shpallura nga KQZ, brenda datave 9-12 shkurt, do të shpallen kandidatët që garojnë kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil