“Partitë e reja s’kanë ideologji!” Prifti debat me Topollajn: Je parti kot

19 Shtator 2023 | 20:05

Pedagogu Rezart Prifti dhe kryetari i partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj ishin këtë të martë të ftuar në Eronews Albania ku kanë debatuar në lidhje me krijimin e partive të reja.

Sipas pedagogut Prifti, partitë e reja nuk kanë as lider dhe as ideologji. Ai u shpreh se partitë e reja nuk duan të kenë lider sepse nuk kanë guximin të garojnë për të kryesuar partinë.

Nga ana tjetër Topollaj tha se nuk ka asnjë parti të re pa ideologji dhe cilësoi si partinë me ideologjike partinë “Lëvizja Bashkë”, të drejtuar nga Arlind Qori.

Pjesë nga debati në studio

Fabian Topollaj: Ne kemi pasur parti të vogla të cilat kanë pasur lider njerëz që vijnë nga parti të mëdha e përsëri nuk kanë pasur sukses. Unë mendoj se nëse kanë një problem partitë e reja është se duan të ngrihen sipas modelit të vjetër. Ne forcën aty e kemi që nuk kemi lider, ne aty godasim, se ata kanë lider e çdo gjë rrotullohet rreth liderit, nëse bëhemi edhe ne si ata ç’e duam këtë qasje që të kemi sukses? Ja i kemi liderët e fortë që frymëzojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën e ja ku jemi.

Rezart Prifti: Partitë e vogla në disavantazh me partitë e mëdha nuk kanë financat por kanë peshën e inercisë që kanë partitë e mëdhaja. Unë kam pasur të njëjtin problem kur provova Alternativën. Më thoshin të mos zgjedhim kryetar. Nuk na duhet kryetar se goditet kryetari. Pasi unë u konsultova me Alternativën tentova të bashkoja të majtë e të djathtë të gjeneratës së re. Diskutimi mes tyre ishte të mos ketë kryetar, për dy arsye diskutimi i tyre është i tillë, të mos kenë kryetar pasi të thithë këta “nuk kanë mendere” të ndeshen për kryetar, pasi i kanë marrë gjërat gjithmonë pa meritë, pa luftuar dhe pa punuar. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar. Lideri në një organizatë, në çdo manual që të hapësh, qoftë edhe të Marksit, apo të Gorkit, duhet lideri. Edhe delet e kanë një bari. E dyta partitë e reja nuk kanë ideologji, janë edhe mashkull edhe femër, janë edhe dele edhe ujk.

Fabian Topollaj: Partia e Arlind Qorit është partia më ideologjike në Shqipëri. Të  themi të vërtetën të mos flasim në ajër. Nisma Thurje është qartazi e majtë. Më thuaj një parti të re pa ideologji.

Rezart Prifti: E dija që do mi përmendje,  por i njoh më mirë se ty unë këto parti. Nuk kanë ideologji politike, Nisma Thurje nuk ka ideologji, është parti hemofradite, partia që ke ti zotrote nuk është parti fare. Mos më trego mua parti e djathtë, ti je parti kot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026