“Partitë e vogla, përpjekje spartane”, Buzhala: Fillimi i fundit të dominimit PS-PD

19 Mars 2025 | 21:53

Gazetari Berat Buzhala komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me matjet e para politike për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës.

Buzhala tha se fakti që dy partitë e mëdha paraqiten më dobët në Tiranë se në nivel kombëtar lidhet me konkurrencën e fortë që po iu bëjnë partitë e vogla.

Sipas tij, këto zgjedhje mund të sjellin fillimin e fundit të dominimit politike të PD dhe PS dhe demokratizimin e skenës politike në Shqipëri.

Është një ndryshim i qartë, posaçërisht spektri i partive të reja… edhe PS dhe PD krahasuar me rangun kombëtar, PS është 3,9 për qind më dobët në Tiranë se në nivel kombëtar ndërsa PD është 3,2. Të pavendosurit në Tiranë janë shumë më shumë se niveli kombëtar, 5 për qind më shumë. Kemi partitë e reja që po konkurrojnë, duhet edhe një matje për të parë cili do të jetë fati i tyre se më këtë temp do kemi 3 parti të reja në kuvend; Lapaj, Shehaj dhe Qori që mund të jetë hera e parë qe kemi një depërtueshmëri. Unë pres, dua të besoj që këto të dhëna për tiranë do jenë pak më poshtë, të dhënat e të mëdhenjve. Partitë e reja po bëjnë një përpjekje spartane, rrjetet sociale janë më të forta tani se para 4 vjetësh. Besoj se do befasohemi për mirë dhe ky ishte fillimi i fundit të dominimit politik të PD dhe PS

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025