Partitë opozitare në Serbi bojkotojnë zgjedhjet, akuzojnë Vuçiçin për autokrat
Jo vetëm për shkak të pandemisë, por këto zgjedhje janë të veçanta edhe për shkak të bojkotit të partive opozitare.
Gjatë kësaj kohe, para ditës së votimit partitë opozitare ndërmorën një fushatë ku u kërkonin qytetarëve që të mos votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Aleanca e partive opozitare beson se në vend nuk plotësohen kushtet e duhura për zgjedhje të lira e të ndershme dhe janë të sigurt se bojkoti është mënyra më e shpejtë dhe e vetme për zgjedhje të lira.
Opozita e vë theksin edhe tek shëndeti dhe kushtet që duhen plotësuar për shkak të pandemisë.
Mesazhi vjen nga një koalicion i nëntë partive opozitare, që përfshin si partitë e majta, por edhe të djathta.
Pjesë e saj janë edhe 4 nga partitë kryesore të opozitës – Aleanca për Serbinë, Partia Socialdemokrate (SDS) e ish-presidentit Boris Tadiç, partia e qendrës së majtë ‘Së bashku për Serbinë’ (ZZS) dhe Platforma Qytetare Reformiste e diplomatit Jovan Jovanoviç.
Aleanca për Serbinë, e themeluar para zgjedhjeve lokale në Beograd, të mbajtura në mars 2018, organizoi një seri protestash kundër asaj që e sheh si një qeveri gjithnjë e më autokratike nga Aleksandar Vuçiç dhe koalicioni qeveritar i udhëhequr nga Partia Progresiste e Serbisë (SNS).
Kjo aleancë është themeluar nga Dragan Djilas. Problemi kryesor sipas Djilas është se partia udhëheqëse e presidentit Vuçiç ka kontroll total mbi median dhe procesin elektoral.
Mënyra për të rikthyer Serbinë në rrugën e duhur – thonë partitë bojkotuese të opozitës –është vendosja e një qeverie teknike kalimtare e ngarkuar për përgatitjen e një raundi tjetër të zgjedhjeve.
“Këtu, në fakt, është Vuçiç ai që zgjedh kush do të jetë opozita e tij parlamentare. Ne nuk kemi dashur të jemi pjesë e asaj historie. J u nuk keni qenë në gjendje të na shihni në asnjë kanal televiziv privat për katër vjet, as për një sekondë. Ju nuk mund të na shihni (televizionin publik), ne i nënshtrohemi sulmeve të përditshme që vijnë nga partia, funksionarë dhe media e tyre. Pra, asgjë nuk do të ndryshojë për ne pasi asgjë nuk do të ndryshojë në Serbi, Vuçiç mban fuqi absolute dhe ai do ta mbajë atë në të ardhmen. Ne do të jemi vetëm një ditë më afër disa zgjedhjeve të ndershme të ndershme,” – shprhehet Djilas.
Sipas Vuçiç dhe aleatëve të tij aleanca e partive opozitare përfshin parti që nuk do të merrnin vota të mjaftueshme as për tu futur në parlamentin me 250-vend, në garën e 21 qershorit janë 21 parti.. Partia e Vucic ka shumicën e vendeve në parlament, 104 ndjekur nga aleatët e tij .Serbia është ende vend kandidat në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes evropiane. Brukseli shprehet se bojkoti nuk është një opsion dhe ka inkurajuar të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Serbia mban zgjedhjet e para në Evropë pas pandemisë, sondazhet nxjerrin fitues Aleksandër Vuçiç
Partitë shqiptare në Serbi, bashkojnë forcat për herë të parë
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur