“Partneritet dhe mbështetje”, Vjosa Osmani takohet me kryeministrin e Holandës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se me kryeministrin holandez kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe Holandës, sipas KosovaPress.
Osmani po ashtu ka kërkuar nga Schoof mbështetje për finalizimin e procesit të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës të cilat ajo i quajti të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.
“Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”