Partneritet i ri mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut

19 Gusht 2023 | 16:35

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut i dhanë fund takimit të së premtes në vendpushimin presidencial “Camp David” pranë kryeqytetit amerikan. Në takimin e nivelit të lartë udhëheqësit theksuan forcimin e partneritetit të ri trepalësh, duke u zotuar për reagim të unifikuar ndaj një krize rajonale.

Ndryshe nga takimet e tjera, udhëheqësit nënvizuan në mënyrë eksplicite “sjelljen e rrezikshme dhe agresive” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore

Takimi i së premtes, i organizuar nga Presidenti Joe Biden në vendpushimin “Camp David” pranë Uashingtonit, rezultoi në një sërë premtimesh në fushën e mbrojtjes nga Uashingtoni, Tokio dhe Seuli, përfshirë një angazhim për t’u konsultuar me njëri-tjetrin në rast të një krize rajonale.

“Do të kemi një komunikim të drejtpërdrejt për të ndarë informacionet dhe për të koordinuar përgjigjet tona sa herë që ka një krizë në rajon ose që ndikon tek vendet tona”,-tha Presidenti Biden.

Ndryshe nga takimet e kaluara, udhëheqësit theksuan në mënyrë eksplicite “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Pekinit që mbështet pretendimet e paligjshme detare” në Detin e Kinës Jugore. Pekini pretendon sovranitet mbi pothuajse të gjitha ujërat.

“Po vazhdojnë përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar me forcë status quo-në në detet e Kinës Lindore dhe Jugore, ndërsa po bëhen gjithnjë e më të mëdha kërcënimet e Koresë së Veriut me armë bërthamore dhe raketa”,-tha Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida.

Organet e zbulimit të Koresë së Jugut thonë se Pheniani po përgatitet për më shumë prova me raketa balistike ndërkontinentale, në shenjë proteste ndaj takimit.

“Çdo provokim apo sulm kundër cilitdo prej tre vendeve tona do të nxisë një proces vendimmarrjeje trepalëshe dhe solidariteti ynë do të bëhet edhe më i fortë dhe më i çeliktë”, tha Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol.

Takimi pranë Uashingtonit është cilësuar nga Pekini dhe Pheniani si lojë e Uashingtonit për të krijuar një “mini-NATO” në Azi.

“Rajoni i Azi-Paqësorit është një tokë premtuese për paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe zhvillim dhe nuk duhet të bëhet një terren dyluftimi për rivalitet gjeopolitik”,-tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Takimi në vendpushimin presidencial “Camp David” shënoi një moment historik në marrëdhëniet historikisht të ndërlikuara midis Seulit dhe ish-kolonizatorit të tij, Tokios. Takimi erdhi pas një diplomacie disa mujore për të lënë mënjanë të kaluarën dhe për t’u përqendruar tek sfidat e sigurisë reciproke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026