Pas 10 vitesh 1 grua triumfon sërish në Sanremo, Angelina Mango fiton me “Mërzitja”

11 Shkurt 2024 | 08:53

“Mërzia”, (La Noia) e bëri Angelina Mango triumfuese në fëstivalin e 74 të Sanremos. Ajo është gruaja e parë pas 120 vitesh  e cila ia del të marrë cmimine parë në festivaline njëohur të muzikës italiane, më një këngë të këndshme dhe ritmike, e cila ndryshe  nga titulli nuk është aspak e mërzitshme.

Me këtë këngë, vajza 22-vjeçare e kantautorit të ndjerë Pino Mango, diskuton qasjen e saj ndaj jetës, duke pranuar se si ajo përfshin momente pozitive dhe negative, dhe sesi spektri i plotë i emocioneve është pjesë e ekzistencës.

“Kënga nxjerr në pah mënyrën se si e shikoj jetën, duke buzëqeshur dhe duke kërcyer mbi gjërat që më lëndojnë. Është një mënyrë për të ushtruar dhimbjen. Arrij t’i shoh gjërat me ironi dhe këtë dua t’ua përcjell njerëzve, veçanërisht moshatarëve të mi. ”, tha Angela Mango në një intervistë për transmetuesin shtetëror italian Rai.

Pjesa u shkrua nga vetë këngëtarja dhe Madame në bashkëpunim me Dardust. Prodhimi folklorik urban ndërthur tingujt bashkëkohorë me elementët tradicionalë, duke filluar nga cumbia meksikane deri te muzikaliteti ballkanik (me violinë dhe kitarë klasike).

Reperi Geolier doli i dyti, i ndjekur nga Annalisa, Ghali dhe Irama.

Në këtë mënyrë, përfundon edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos, i organizuar nga Amadeus dhe bashkëorganizuar mbrëmjen e fundit nga Rosario Fiorello.

Në natën finale morën pjesë 30 këngëtarë në garë, ku The Italian Army Band hapi aktivitetin duke interpretuar “Inno di Mameli”, himnin kombëtar italian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026