Pas 2 refuzimeve të mazhorancës, opozita vjen me propozimin e tretë për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

23 Qershor 2020 | 13:07

Partia Demokratike ka paraqitur një propozim të tretë për formulën e trupave të KQZ, pas refuzimit të dy drafteve nga ana e mazhorancës.

Sipas këtij propozimi të ri, përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

“Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, thuhet në propozimin e PD.

Propozimet e opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ ka vënë në dukje ndarjen e opinioneve mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik për këtë çështje.

Lexoni gjithashtu:

Drafti i ri i PD-së, KQZ-në e përzgjedh Kuvendi, parashikohet edhe mekanizëm zhbllokues

Formula për KQZ, Këshilli Politik nuk gjen konsensus

Biba: Propozimi për reformimin e KQZ-së, ‘dezhavu’ në limitet e seriozitetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026