Pas aksidentit tragjik, alarm për bombë në godinën e kompanisë së trenave në Greqi
Autoritetet greke janë lajmëruar me anë të një telefonate mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 10:20 se në godinën e Hellenic Train ishte vendosur një bombë.
Si masë paraprake nga autoritetet u vendos që ndërtesa të evakuuohej në mënyrë të menjëhershme.
Forcat e policisë dhe të zjarrëfikëseve mbërritën në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit.
Pas një kontrolli vizual nuk u gjet asgjë e dyshimtë apo alarmuese dhe pa më vonë, kontrolli mori fund.
Kujtojmë se ky alarm për bombë në stacionin hekurudhor vjed dy ditë pas aksidentit tragjik të dy trenave ku humbën jetën 57 qytetarë.
Aksidenti hekurudhor ndodhi në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Nga informacionet e dhëna nga autoritetet greke, numri i viktimave është të paktën, 57, por mund të rritet ende për shkak të personave të zhdukur të cilët nuk janë gjetur ende.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë