Pas bisedimeve të Witkoff me Putinin, SHBA–Ukrainë zhvillojnë takim në Miami
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të zhvillojë të enjten në Miami një takim me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.
Ky takim vjen menjëherë pas rundit të bisedimeve që Witkoff zhvilloi të martën në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, një takim që zgjati pothuajse pesë orë, por që – sipas Kremlinit – nuk prodhoi “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi takimin si “mjaft të mirë”, duke theksuar megjithatë se ishte ende herët për të parashikuar zhvillimet, pasi “duhen dy persona për tango”. Në bisedimet në Moskë ishte i pranishëm edhe dhëndri i tij, Jared Kushner.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybhia, deklaroi se Rusia duhet të ndalë gjakderdhjen, duke akuzuar Putinin se po “humb kohën e botës”. I pyetur nga gazetarët nëse Witkoff dhe Kushner besonin se Putini kërkon vërtet t’i japë fund luftës, Trump u përgjigj: “Putini do të donte t’i jepte fund luftës. Ky ishte përshtypja e tyre.”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi më herët se një takim mes negociatorëve amerikanë dhe ukrainas pritet të zhvillohet “në ditët në vijim”. Në një deklaratë në X, ai u shpreh se “bota qartësisht mendon se ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund luftës”, por shtoi se çdo proces negociator duhet të “mbështetet nga presioni mbi Rusinë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil