Pas dekretimit, Kuvendi njofton datën për seancën e votimit të ndryshimeve në qeveri

9 Shtator 2023 | 17:25

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti i Bajram Begaj, Kuvendi i Republikës ka njoftuar dhe datën për miratimin në parlament të këtyre dekreteve.

Sipas Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet ditën e hënë 11 shtator në orën 14:00.

Pas miratimit në parlament ministrat e rinj të kabinetit Rama pritet të bëjnë betimin dhe nisin zyrtarisht punën.

ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Kujtojmë se gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, kryeministri Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Nga ndryshimet e bëra  u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet.

Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.

Shefi i qeverisë bëri me dije se posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.

Sakaq Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.

Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026