Amerikanët i duan të gjitha, Pas F1 edhe MotoGP
Liberty Media që zotëron të drejtat e Formula 1 po shikon mundësinë e blerjes së MotoGP për €4b.
Sky News njofton se Bridgepoint që zotëron 40% të kompanisë mëmë të Dorna, është në bisedime të avancuara me disa blerës të mundshëm.
Mësohet se Liberty Media është pretendentja kryesore por interesimi nga palë të treta mund të rrisë çmimin tej €4b. Bridgepoint e bleu MotoGP për €500m në vitin 2006 nga CVC Capital Partners. Pronarët aktualë të Formula 1, e blenë atë në vitin 2016 për US$8b.
Sipas gazetës spanjolle “Expansión”: Amazon, Netflix dhe Disney janë të interesuara për blerjen MotoGP. Drejtuesi i Dorna’s, Carmelo Ezpeleta konfirmoi zërat në Janar dhe tani pranon se diskutimet janë në fazë të avancuar.
Kalimi në pronësinë e Liberty Media’s do të ishte suport i madh për MotoGP në planin menaxherial dhe marketing. Vitin e kaluar të ardhurat e Formula 1 arritën në US$3.2 b, pothuajse sa totali i MotoGP.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit