Pas hapjes së kutive në Tiranë, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë 44 qendra votimi në Qarkun e Dibrës, me qëllim rinumërimin e votave të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KQZ-së ditën e mërkurë.
Vendimi është marrë pas një kërkese ankimore të bërë nga kandidatët e Partisë Demorkatike.
Objekt i kërkesës është verifikimi i votave preferenciale të kandidatëve brenda listës së PD-ASHM, për të parë nëse ka pasur mospërputhje apo gabime në administrimin e rezultatit.
Ky vendim i KAS për rinumërim në Dibër vjen pas një vendimi të marrë më herët këtë të enjte, ku Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rinumërimin e plotë të të gjitha qendrave të votimit në kryeyqtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026