PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kukës, KAS merr vendimin

5 Qershor 2025 | 10:31

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarkun Kukës.

Me këtë vendim, KAS ka lënë në fuqi tabelën ekzistuese të rezultateve, sipas së cilës Partia Demokratike merr dy mandate dhe Partia Socialiste një mandat.

Me vendimin e marrë nga KAS nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, duke mbyllur kështu procesin e shqyrtimit të ankesës së PD.

Çfarë pretendoi Partia Demokratike në KAS për qarkun Kukës:

  • U përdorën burimet shtetërore dhe administrata publike në funksion të Partisë Socialiste, duke krijuar një garë të pabarabartë dhe një klimë jo transparente.
  • U angazhuan funksionarë publikë në fushatë, në shpërndarje përfitimesh dhe në ushtrim presioni ndaj votuesve që dyshoheshin se mbështesnin opozitën.
  • U shpërndanë ndihma sociale, u miratuan emërime dhe investime publike në mënyrë të përzgjedhur, si mjet për të blerë vota.
  • U vendosën pengesa për opozitën, e cila pati akses të kufizuar në media dhe u përball me trysni institucionale.
  • U raportua përdorimi i grupeve kriminale për të frikësuar votuesit, sidomos në zonat rurale, përmes patrullimeve, bllokimeve rrugore dhe presionit të drejtpërdrejtë.
  • U pretendua se, pa këto ndërhyrje, rezultati në Kukës do të kishte qenë 3-0 në favor të PD-së, pasi votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar mes tyre.
  • U evidentuan probleme në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, si:
  • Intimidim dhe presion mbi votuesit në Kukës.
  • Përdorim i burimeve shtetërore për përfitim elektoral.
  • U konsiderua procesi i votimit të Diasporës si dështim total, për shkak të moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe mungesës së transparencës.
  • Nuk u ofruan prova nga KQZ dhe kompania postare DHL për dërgimin e fletëve të votimit të diasporës në adresat e votuesve të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026