“Mungojnë 130 mijë fletë”- Ankimet e PD në KAS: Kandidatët që kërkuan rinumërim
Që pas daljes së rezultateve në çdo qark për zgjedhjet e 11 majit, qasja zyrtare e Partisë Demokratike ka qenë për të mos e njohur procesin dhe rezultatin, që e konsideron si një farsë elektorale. Në KQZ, përfaqësuesit ligjor të PD kanë depozituar një seri ankimimesh dhe kërkesash që si qëllim të tyrin kanë shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e procesit elektoral.
Por me një dallim nga ky qëndrim, disa prej kandidatëve të PD kanë depozituar në KQZ kërkesa për rinumërimin e votave, duke hedhur hije dyshimi se jo vetëm që ka pasur deformim të vullnetit të qytetarëve para se të shkonin të votonin me metoda të ndryshme, por edhe se problematika ka pasur edhe gjatë numërimit të votave preferenciale.
Ilir Alimehmeti, Lisandër Hoxha, Aulon Kalaja janë tre kandidatët që kanë kërkuar për hapjen e kutive dhe rinumërim të votave, duke hedhur dyshime se numëruesit nuk e kanë lexuar vullnetin e qytetarëve ashtu siç ka qenë.
Në lidhje me kërkesat ankimore nga kandidatët, KAS në KQZ vendosi të mos njohë si palë kandidatët me arsyetimin se ashtu si partitë që janë bërë pjesë e një koalicioni, edhe kandidatët e kanë deleguar përfaqësimin e tyre në KQZ te juristët që ka caktuar subjekti politik për të cilin kanë garuar.
Ndërkohë nga ana tjetër, PD përmes përfaqësuesit të saj, Franc Nuri ka ngritur pretendimin për rreth 130 mijë fletë votimi të zhdukura, duke e cilësuar si jo normal arsyetimin e KQZ për gabim njerëzor në mungesën e raportimit nga ana e komisionerëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen