Pas humbjes në Rrogozhinë, Ilir Meta takim me Sali Berishën në selinë blu

25 Korrik 2023 | 11:43

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po mban një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Takimi vjen menjëherë pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Rrogozhinës, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori një humbje shumë herë më të thellë se në zgjedhjet e 14 maji.

Takimi mes liderëve të opozitës është i pari pas shumë kohësh, që pas zgjedhjeve të 14 majit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e të dielës kandidati i socialistëve për Rrogozhinën Edison Memolla arriti të thellonte ndjeshëm diferencën prej 23 votash që kishte në zgjedhjet e 14 majit, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.

Në zgjedhjet e të dielës kandidati i socialistëve fitoi me 1752 vota diferencë me kandidatin e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026