Pas largimit të Diego Longos, Teuta zyrtarizon trajnerin e ri

25 Shtator 2023 | 21:24

Pas largimit të Diego Longos, Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Durrsakët kanë firmosur me Edi Martinin, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.

Martini është një emër mjaft i njohur për “Djemtë e Detit”, pasi e ka drejtuar disa herë edhe më përpara këtë skuadër.

Herën e parë, ai udhëhoqi skuadrën në 33 ndeshje, pa marrë rezultate të mira.

48-vjeçari i lindur në Shkodër, në aventurën e dytë që pati në krye të klubit, në 90 ndeshje, ekipi mori mesatarisht 1.76 pikë për ndeshje. Eksperienca e radhës nuk shkoi mirë, pasi bashkëpunimi zgjati vetëm katër ndeshje.

Në herën e katërt, Martini qëndroi në stol për 30 ndeshje, me ekipin që mori 1.60 pikë mesatarisht për çdo sfidë.

“Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini.

KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, – shkruan klubi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën,...
18:56 | 29/06/2026