Bardheblutë triumfojnë në Shkodër, Teuta fiton derbin

24 Prill 2023 | 17:19

Tirana është skuadra me ecurinë më të mirë në 5 javët e fundit në superligën shqiptare. Bardheblutë vijojnë udhëheqjen në krye të tabelës së klasifikimit, ndërsa tashmë lufta duket se do të jetë vetëm me Partizanin. Bardheblutë mposhtën në fundjavë Vllazninë me rezultatin 0-1, ndërsa tashmë ndodhen 14 pikë para klubit shkodran. Abazaj vulosi fitoren në Loro Boriçi.

Rivalët e kryeqytetit, Partizani fitoi pa shumë vështirësi ndaj Bylisit. Demat shënuan dy gola me Rrapajn dhe Da Silvan, ndërsa goli i vetëm i ballshiotëve erdhi nga Eskerdinja. Në ndeshjet e tjera të zhvilluara, Teuta fitoi derbin me Erzenin, duke konfirmuar dhe një herë krizë ne plotë të skuadrës shijakase. 2-0 triumfuan djemtë e detit, me golat e Kallakut dhe Lorenco Vilës, ndërsa Çyrbja shpërdoroi një 11 metërsh.

Kastrioti shpreson për qëndrimin në elitë dhe këtë dëshirë e fakton fitorja ndaj Kukësit. Krutanët të cilët i zhvillojnë ndeshjet në Elbasan Arena zhvilluan një 90 minutësh pozitiv, ndërsa goli i Selmanit që në pjesën e parë vulosi 3 pikëshin. E vetmja ndeshje e mbyllur në barazim ishte ajo mes Egnatias dhe Laçit, e cila u luajt në kompleksin Partizani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026