Pas masakrës në Paskuqan, Hutra vrasësi serial që dyshohet dhe për ngjarjen në Kamëz
Ramazan Hutra i cili mesditën e së mërkurës vrau me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses, dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, në Kamzë.
31-vjeçarja Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.
Policia po verifikon nëse ndaj 31-vjeçares është qëlluar nga e njëjta makinë që lëvizte autori, një automjet Mercedes Benz C Clas.
Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.
Hutra rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases Dafina Havalja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë