Pas përmbysjes së karrigeve në Kuvend, deputetët e PD protestë te bashkia
Deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me punonjësit e Gardës në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare. Ligjvënësit e PD, që nuk ishin të përjashtuar, mundën të hynin në sallën e parlamentit.
Ata nxorën në ambientet e jashtme të parlamentit disa karrige, të cilat i kthyen përmbys dhe mbi to vendosën disa pankarta kundër qeverisë në gjuhën angleze.
Më pas, të gjithë deputetët e PD lanë ambientet e jashtme të Kuvendit dhe iu bashkuan protestës së përjavshme të planifikuar përpara bashkisë së Tiranës.
Edhe seanca e kësaj të enjteje në Kuvend u shoqërua me përplasje mes deputetëve dhe efektivëve të Gardës duke i akuzuar se po shtypin zërin e të zgjedhurve nga populli.
Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të mos e përdorin forcën ndaj ligjvënësve, por të shkojnë në Shkodër, aty ku banditët po vrasin dhe njerëz të pafajshëm.
“Nuk u vjen turp, e keni kthyer në diktaturë, ngelët duke shtypur deputetët. E keni kthyer shtetin kundër opozitës, shkoni aty në Shkodër, ku po vriten nga 4 a 5 veta. Ngelët duke u marrë me opozitën. Ore, ka bërë njëherë Enver Hoxha, mos u përdorni nga Edi Rama dhe ministri i Brendshëm,” deklaroi Dogjani.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë për media shprehu shqetësimin se në sallën e senacave plenare po përfaqësohen interesat e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se opozita është në një betejë për demokracinë dhe përfaqëson popullin opozitar.
“Vazhdon regjimi ti shpallë luftë opozitës, siç e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për depuetët e opozitës. Ne jeminë betejë, jo thjesht betejë pushteti, por pa kthim për demokracinë. Ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kjo sallë nuk është vetëm për patronazhistët, ata që kanë votuar krimin e organizuar,m në këtë sallë janë ata që janë pjesë e korrupsionit dhe mafies në këtë vend. A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e vitit 2024, kjo sjellje nda opozitës? A mund të pranojmë ne që Shqipëria të trajtohet plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve? A mund të oranojë Shqipëria të shpopullohet?”, tha Noka.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë