Pas Romës dhe Milanos, shqiptarët mund të marrin pasaportën biometrike edhe në Bari
Në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Bari, ka nisur shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë.
Konsullja shqiptare, Gentiana Mburimi teksa pa nga afër procesin u shpreh se shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë rezidentë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Siçilisë dhe Sardenjës.
Bashkë me konsullen e përgjithshme, në këtë ceremoni, ku shqiptarët morën shërbimin për pajisje me këto dokumente ishte zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.
Ky shërbimi më parë është ofruar në Romë dhe Milano, ndërsa me pikën e re në Bari, shqiptarët do të kenë më shumë mundësi për të aplikuar dhe pajisur me kartë identiteti ID dhe pasaportë biometrike.
Pavarësisht se palët politike në Shqipëri me marrëveshjen e 5 qershorit të 2020 kanë shprehur vullnet për të garantuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, por ky proces, ende nuk ka marrë dritën jeshile nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta