“Pas skandalit emra të fuqishëm”- Dervishi: Kur u trembën dhe pse ndërhynë në TIMS
Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, ka nxjerrë të dhënat e sistemit TIMS.
Gazetari Ferdinant Dervishi, tha Muça, një person i pa pajisur me certifikatë sigurie, është çuar qëllimisht në drejtorin e IT në polici që të ndërhyjë në sistemin TIMS.
Gazetari theksoi se personat që kanë emëruar Muçën në atë pozicion janë më të fuqishëm se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ministri përkatës.
Sipas tij drejtori i ri i IT është emëruar pas daljes së të dhënave të TIMS që fundosën Arben Ahmetajn, duke bërë që politika të trembej dhe dikush ka kërkuar që të ndërhyhet për diçka.
“Ai nuk ka pasur certifikatë sigurie deri në momentin e arrestimit. Sipas ligjit është që në ditën e parë të punës duhet kjo certifikate, pra u duhet aplikaur më parë nëse ti do te vendosesh në atë pozicion pune. Nëse ti kërkon një të re do të fillosh me atë të renë në ditën e parë të punës, pasi procesi i punës të dikton nivelin e sigurisë që duhet të kesh. Ne mësuam se u arrestua Ervin Muça dhe u hye pikëpyetja nëse u ndërhy në Tims apo jo. Unë atë ditë thashë se shteti shqiptar nuk ka vdekur edhe pse kemi një qeveri të vdekur dhe polici të vdekur. Shteti paska ca gazetarë dhe policë të mirë që ia dashkan të mirën këtij vendi. Ata policië që atë ditë rezistuan duke rrezikuar bukën e fëmijëve të tyre. Policë të niveleve të ulëta, pasi në nivele të larta kishin çuar këta mjeshtrat Muhamet Rrumbullaku. Këta që do bënin këtë punë.
Sigurisht që nuk i ka çuar Muhamet Rrumbullaku por njerëz sipër tij dhe sipër ministrave të tij. Qëndron dikush më i fuqishëm se Rrumbullaku dhe dy ministrat sipër tij. Po të ndjekësh kronologjinë gjithçka fillon me një emërim të çuditshëm, menjëherë pasi dolën në publik të dhënat e TIMS për Arben Ahmetaj, që ishin aq të hollësishme që nxirrnin me kë kishte udhëtuar dhe në çfarë hotelesh kishte prenotuar.
Aty politika u tremb dhe tha që TIMS-i ka këto gjëra, çfarë ka për ne?!”, tha Dervishi.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve