Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të të gjitha kutive në një tjetër qark
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar këtë të hënë kërkesën për hapjen e të gjitha kutive të votimit në qarkun e Fierit, duke urdhëruar rinumërimin e 587 Qendrave të Votimit. Vendimi u mor me votat e dy anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.
Kjo është hera e dytë që KAS vendos për një rinumërim të plotë në nivel qarku, pas atij të vendosur më herët për qarkun e Tiranës.
Kërkesa për rinumërimin e kutive në Fier u paraqit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe u mbështet edhe nga koalicioni opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Mirë (PD-ASHM)”.
Rinumërimi pritet të nisë në ditët në vijim në ambientet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të mbikëqyret nga përfaqësues të partive politike.
Ky zhvillim vjen mes pretendimeve të opozitës për parregullsi në procesin e numërimit dhe rezultatin final të zgjedhjeve të 2025.
Rinumërim i pjesshëm do të kryehet dhe në Dibër, ku do të numërohen votat e kandidatëve të Partisë Demokratike. Kërkesa në Dibër u bë nga kandidati i PD-së Xhemal Gjunkshi, i cili kërkoi verifikimin e votave preferenciale të kandidatëve brenda listës së Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë