Pasaporta diplomatike e stilistit kosovar që u kap me drogë, reagon Presidenca
Këshilltari për mediat i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas raportimeve lidhur me pasaportën diplomatike që ka stilisti Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.
Kupina ka shkruar në Facebook se presidentja Osmani asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit, shkruan KosovaPress.
“Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parashikuara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina.
Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke me drogë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet