Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022
Pasaportat aziatike kanë akses në më shumë shtete se të gjitha pasaportat e tjera. Në raportin më të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe qëndrimit Henley & Partners, bëhet fjalë për pasaporëtn Japoneze, atë të Singaporit dhe të Koresë së Jugut.
Japonia u ofron qytetarëve të saj akses pa viza në 193 destinacione në mbarë botën, krahasuar me 192 të dy të tjerëve, Singaporit dhe Koresë së Jugut.
Nën tri vendet e para aziatike, një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes. Gjermania dhe Spanja kanë liri udhëtimi në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e gjashtë.
Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në vendin e shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.
Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende, pa kërkuar vizë paraprakisht.
Mbajtësit e pasaportave indiane tani kanë liri të ngjashme udhëtimi me atë që gëzonin para pandemisë, thotë raporti, me akses të pakufizuar në 57 destinacione në mbarë botën (krahasuar vetëm 23 destinacione në 2020).
Për shkak të pushtimit të Ukrainës, mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës se kurrë më parë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen