Pasi i dhuroi tanke, RMV zotohet se do vijojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës
Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës tanke dhe pajisje tjera ushtarake, që kur kjo e fundit përballet me agresionin rus.
Megjithatë, ende nuk janë konfirmuar burimet qeveritare që Maqedonia e Veriut i ka dërguar Ukrainës edhe katër aeroplanë, Su-25 dhe helikopterë luftarakë, Mi-24, shkruan REL.
Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllanjanka Petrovska, ka thënë të hënën se Qeveria ka miratuar tri vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, porse vendimet janë të klasifikuara, andaj edhe nuk mund të publikohen.
Ajo është deklaruar vetëm për tanket, të cilat janë parë duke u transportuar në Ukrainë.
Autoritetet maqedonase i kanë blerë këto tanke pikërisht në Ukrainë më 2001, gjatë konfliktit të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb