Pasioni për futbollin, 16-vjeçarja sfidon steriotipet se futbolli luhet vetëm nga djemtë
Duke pasur familjen e saj tifozen më të zjarrtë, 16-vjeçarja Jehona Coka nisi karrierën në një fushë të vështirë për vajzat. Ajo tani luan me ekipin Kombëtar U-17 Jehona Coka, por për të arritur këtë i është dashur të lerë pas në moshën 13-vjeçare, familjen e saj në Kukës.
“Sapo mora vesh që ekzistonte Kampionati Kombëtar i Futbollit për femra erdha në Tiranë. Unë jetoj më vëllain dhe gjatë rutinës simë të përditshme, përveç shkollës dhe stërvitjes në futboll më duhet të kujdesem për veten dhe vëllain”, – rrëfen Jehona.
Jehona luan për ekipin e Tiranës, por provën e parë si futbolliste e ka bërë të ekipi i Kinostudios. Pozicioni i saj në fushën e blertë gjatë ndeshjeve është mesfushore e majtë me tipare sulmuese.
“Në moshën 13 vjeçare kam bërë proven e parë me një ekip profesionist, me ekipin e Kinostudios. Ishte një seancë stërvitore me grupin dhe pasi ajo rezultoi e suksesshme, trajneri vendosi të më mbante në ekip. Duke qenë se isha 13 vjeç dhe nuk luaja dot e federuar duhet të prisnim sa të mbushja 14 vjeç”, – tregoi 16-vjeçarja për “GenZ” në Euronews Albania.
Gen Z është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Synimi i saj është të luajë me ekipin Kombëtar të Futbollit A dhe ka ëndërr të takojë Ronaldon, futbollistin e saj të preferuar.
Jehona tregon se në fillim i ka përjetuar pak keq paragjykimet dhe mungesën e vëmendjes te futbolli i femrave, por tani është mësuar. Gazetarja sportive Viola Spiro ka disa këshilla për Jehonën nga eksperienca e saj në botën e sportit.
“Nëse ti punon dhe e ke me shumë dëshire do ia dalësh. Do doja që të rinjtë të aktivizohen më shumë në çdo lloj sporti, pasi ndikon te shëndeti dhe mirëqenia mendore”, – përfundon Viola.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura