“Paska qenë burrë i pabesë”- Zbardhen përgjimet e mjekëve: Të varemi në litar

4 Shkurt 2023 | 14:08

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut të imazherisë Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Nga përgjimet ambientale të kryera në ambientet e policisë së Tiranës, dy mjekët bisedojnë në momentin që janë vetëm pasi janë shoqëruar.

Imazheri Astrit Masnaku akuzon mjekun Metaliu për rënien në prangat e policisë, pasi ishte ky i fundit i cili bëri pazaraet me pacientin për t’i marrë 6 mijë lekë të reja për kryerjen e skanerit.

Pjesë nga dosja:

Në procesverbalin e transëkriptit të bisedës ambientale të zhvilluar në Drejtorinë Vendore Të Policisë Tiranë më datë 02.02.2023 ora 12:45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Masnakut rezulton:

Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar dhe ty.

Astriti: Ne sikur t’ia bëjmë vetes është tjetër histori, por t’ia bëjmë shokut….

Nazmiu: Pse dua unë me ia bo vetes. Erdhi ai p***i nan*s që e pata bërë para dy javësh dhe sa e bën tha, e i thashë…Paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti: Kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çi bën o Naz.

Nazmiu: Më thoshte hajde me mua, me vra veten.

Astriti: As të flas nuk flas dot më.

Nazmiu: Se mos ketë ndonjë djall këtë, mos fol, m*ti i samës erdhi tek unë dhe më tha hajde merr një kafe, po lëre i thashë unë, po çfarë plehre paska qenë.

Astriti: Po lere atë punë kanë ato, sikur ne kemi punën tonë dhe ata kanë të veten. Ai është në rregull me veten, ai për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan faji është i joni.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026