“Ne marrim 125 mijë, por për ty 70 mijë”- Zbardhet dosja e mjekëve të QSUT-së

4 Shkurt 2023 | 12:28

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut të imazherisë Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Në dosje thuhet se është provuar se mjeku Metaliu i ka marrë një shumë prej 6 mijë lekësh të reja një pacienti për kryerjen e skanerit. Mjeku në bisedën me pacientin i është shprehur se zakonisht ryshfeti që marrin për një shërbim të tillë është 12500 lekë të reja, por që për pacientin në fjalë do t’i bënte nder dhe skaneri do të kryhej kundrejt një shume prej 6000-7000 lekë të reja.

“Doktori i bën disa pyetje në korridor e pyet se ku kishte dhimbje, e prek në qafë dhe i thotë pa merak do të bëjmë kontroll te qafa. Gjatë bisedës Ardiani e pyet se si do të veprojnë në të ardhmen dhe doktor Naziu i thotë se për një skaner ata marrin zakonisht 12.500 lekë të reja, ndërsa i thotë që për ju të dy do të flas unë që ta bëjmë me nga 6000-7000 lekë të reja. Doktori i tha se do të fliste me kolegun e tij dhe do ta njoftonte kur kishte datën ose orën e saktë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në dosjen e prokurorisë është provuar se pas disa ditësh personi në fjalë ka takuar doktorin dhe i ka dhënë shumën prej 6000 lekësh të reja përmes të cilës ai ka marrë shërbimin e bërjes së skanerit.

Skema e rryshfetit është bërë në bashkëpunim mes mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut imazherist Astrit Masnaku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026