Pastrim parash me kullat? Bashkia Tiranë u përgjigjet akuzave

3 Nëntor 2022 | 21:53

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u është përgjigjur akuzave të opozitës se është bërë pastrim parash me kullat.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se janë emigrantët që blejnë apartamente me paratë e kursyera ndërsa shtoi se ka dhe një numër të lartë qytetarësh të huaj që blejnë shtëpi në kryeqytet.

Më tej ai tha se paratë e pista në sistem janë në nivel shumë të ulët.

“Raporti i cili e ngriti këtë debat para pak  muajsh ka një seri shifrash që unë mund t’ua faktoj dhe argumentoj se kemi të bëjmë me një problem të madh të shifrave. Në Shqipëri 33 deri në 35% e çdo ndërtimi shkon për pronarët e tokës. Pronarët e tokës futen bashkë aksionerë me zhvillimin. Në vitin 2019 nga lejet e ndërtimi, pronarët e tokës janë bërë 350 milionë euro më të pasur.

Ne në Shqipëri kemi 2 milionë emigrantë jashtë, ku secili prej nesh në familje ka një emigrant që ka vendosur një shtëpi në Tiranë ose në bregdet me paratë e kursyera.

Tregu shqiptar katër vitet e fundit ka filluar të aksesohet në mënyrë të qenësishme nga qytetarë jo shqiptarë. Në këtë analizë na del se paratë e papastra në sistem duke përdorur të njëjtën mekanizëm si ata janë shumë pak ose aspak”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026