Pasurohet fondi i muzeve në Gjirokastër, promovojnë traditën për turistët

17 Tetor 2025 | 20:51

Me synim rritjen e standardeve të muzeumeve të Gjirokastrës në shërbim të vizitorëve dhe turistëve po punohet për pasurimin e fondit të tyre me relike të ndryshme.

Së fundi pjesë e Muzeut Etnografik janë bërë veshje popullore të krahinës së Gjirokastrës, të cilat risjellin dhe rijetësojnë vlerat e traditës sonë kombëtare. Kostumet karakteristike janë punuar plot mjeshtëri, elegancë dhe finesë nga artizanët lokalë duke qenë tërheqëse për vizitorët.

“Të gjitha këto kostumet që janë të paraqitura janë me të gjitha pjesët përbërëse  që përmban një kostum i të gjithë zones me çertifikim për seicilin  nga kostumet dhe me  një historik  dhe një datë ku janë  gdhendur dhe në cilat treva etnografike kanë qenë veshur  dhe mbajtur këto kostume  të shkruara dhe të përkthyera edhe në anglisht  që turistët që do të vijnë të  kenë mundësi të lexojnë të gjithë  informacionin”, Lizeta Hatika, mjeshtre qëndistare.

Pasurimi dhe rijetësimi i vazhdueshëm i muzeve në qytetin e gurtë rrit interesimin e vizitorëve dhe veçanërisht të të huajve për vlerata e hsitorisë dhe traditës.

“Unë shpresoj që edhe në  vijimësi të  vijojmë me përfaqësimin  e të gjitha zonave të  Gjirokastrës  me këto veshje apo  dhe me vlera të tjera në shërbim të vizitorëve dhe turistëve”, theksoi FlorianHysi – Agjencia e Trashëgimisë Kulturore.

Në Gjirokastër funksionojnë disa muzeume si Muzeu Etnografik,  Muzeu i Armëve, Shtëpia “Kadare, etj të cilat tashmë janë shndërruar në pika të rëndësishëm për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026