Pavarësia e Kosovës, lajmi i mirë për qytetarët! Transporti publik falas në Prishtinë
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të gjithë qytetarët në Prishtinë do të mund të lëvizin me autobusët e Trafikut Urban pa pagesë.
Ky vendim u mor nga Komuna e Prishtinës në përkrahje të marshit “Drejtësi, jo politikë“ dhe shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Sot transporti publik në Kryeqytet është pa pagesë, në përkrahje të marshit “Drejtësi, jo politikë”. Prishtina ju mirëpret!”, shkroi Rama në Facebook.
Sakaq, me moton “Drejtësi, jo politikë”, sot në Prishtinë në orën 14.00 në sheshin “Skënderbeu” mbahet marshi në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ndërsa, nga 9 shkurti i këtij viti në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi parashtrimi i fjalëve përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të vijohet me deklaratat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Katërshja e UÇK-së do të kenë mundësinë që të flasin nga 20 minuta per tërë këtë proces gjyqësor.
Deklaratat përmbyllëse të palëve kanë nisur më 9 shkurt, ku kryeprokurorja Kimberly Ëest ka kërkuar nga 45 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ekipet mbrojtëse kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata kanë thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e Prokurorisë Speciale për krime lufte.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës. Ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë nga fundviti 2020.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta