“Pazar për zgjedhjet lokale”, gazetarja: Deputetë të PD-së në valle me maxhorancën
Gazetarja Juela Meçani u shpreh për Euronews Albania se po bëhet pazar me zgjedhjet lokale të vitit 2023 nga deputetët e PD-së.
Ajo tha se ky pazar po bëhet nga deputetët që janë kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Sipas saj, ka deputetë të PD-së që ‘hedhin valle me maxhorancën’, ndërkohë që në rrjete sociale hedhin akuza ndaj qeverisë.
“Një pjesë e deputetëve që janë jashtë Tiranës po i përdorin për pazar. Këtë radhë do të ketë zgjedhje të sakta dhe ka shumë deputetë që kanë bërë pazar të pastër politik. Këtë Pazar nuk e bëjnë deputetët që janë pjesë e PD dhe janë brenda PD por ata që janë anatemuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve. Këta dalin me statuse në Facebook dalin kundër qeverisë, ndërkohë në tryezë hedhin valle me mazhorancën. Mënyra se si po bëhen të famshmet takime të Alibejat dhe Çupit, ka një dimension paralel. Këta njerëz do punojnë tashmë për veten e tyre. Bashkitë janë një ndikim i madh për PD në zgjedhjet e ardhshme. Janë një mekanizëm që e mban të bashkuar një parti”, u shpreh gazetarja.
Më tej ajo tha se se palët ‘kundërshtare’ brenda PD do të jenë të detyruara që të bashkohen dhe të nxjerrin kandidatët e përbashkët për postet e kësaj partie.
Meçani theksoi se të dy palët duhet të ulen në tryezë dhe para interesit të tyre të vënë interesin kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur