PD akuzoi Olta Xhaçkën për fluturime me helikopter, reagojnë Forcat Ajrore

1 Dhjetor 2020 | 15:48

Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Albana Vokshi ka akuzuar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila sipas saj që prej kohës kur është komanduar si drejtuese e qarkut Dibër për PS-në, ka udhëtuar drejt këtij qarku mbi 20 herë me helikopterin e Forcave Ajrore.

Ajo thekson se çdo udhëtim i znj. Xhaçka me helikopter ushtarak drejt Dibrës ka një kosto finaciare, e cila varion nga 5-10 mijë euro.

“Helikopteri e ka bërë këtë plot 22 herë për 2 muaj. Çdo vajtje në Dibër e Olta Xhaçkës me helikopterin ushtarak kushton nga 5-10 mijë euro. Mijëra familje vuajnë sot pamundësinë e blerjes së ilaçeve anticovid, pamundësinë e bërjes së një tamponi që në privat kushton 100 euro, pamundësinë e blerjes apo edhe të gjetjes së një bombole oksigjeni. Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes shpërdoron 100 milionë lekë për 2 muaj për udhëtime me helikopter ushtarak, që e përdor si taksi private për fushatën elektorale të PS”, tha Vokshi.

Pretendimet e Partisë Demokratike janë hedhur poshtë nga Forcat Ajrore të Shqipërisë. Me anë të një reagimi publik, Forcat e Armatosura shprehen se informacionet e publikuara nga Partia Demokratike nuk janë të vërteta.

Në deklaratë të shpërndarë për mediat, Forcat e Ajrore shprehen se gjatë muajve të fundit janë kryer gjithsej 338 fluturime, ku 9 prej tyre janë bërë drejt Dibrës dhe jo 22, siç pretendon Partia Demokratike.

Më tej sqarohet se katër fluturime kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore, dhe pjesa tjetër për emergjenca civile dhe trajnim rutinë për forcat përkatëse.

“Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forcës Ajrore.

329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën. Theksojmë se përgjatë gjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Armatosura”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026