PD bojkoton komisionet parlamentare, përveç “Integrimit”! Porosia për deputetët
Partia Demokratike ka nisur aksionin opozitar, duke kundërshtuar vendimin për arrestimin e deputetit Ervin Salianji. Përveç njoftimit për protestën kombëtare që do të mbahet më 7 tetor, PD ka bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, përveç Komisionit të Integrimit.
Demokratët bojkotuan gjithashtu Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up-it në Shëndetësi, të cilin e drejtojnë vetë. Ata nuk do të marrin pjesë as në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe as në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, informoi të dielën kolegët për vendimin e bojkotit, me përjashtim të Komisionit të Integrimit, për të mos bllokuar procesin e anëtarësimit në BE. Ai theksoi: “Të nderuar kolegë, nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që, sipas porosisë së Kryetarit të Partisë, do të jenë tek Komisioni i Integrimit për të shprehur qëndrimin e PD-së mbi hapjen e negociatave me BE.”
Paralelisht me bojkotin, PD ende nuk ka zbuluar strategjinë që do të ndjekë gjatë seancave parlamentare dhe nëse do të rikthejnë aktet bllokuese në sallë.
Pritet që strategjia e ballafaqimit në parlament të jetë pjesë e diskutimeve të grupit të PD.
Ndërkohë, protesta kombëtare e parë pritet të zhvillohet më 7 tetor, ku do të nisë mosbindja civile e paralajmëruar nga demokratët.
Kjo protestë do të zhvillohet pa fjalime dhe me synim bllokimin e rrugëve kryesore në Tiranë, për të rritur presionin ndaj qeverisë për krijimin e një qeverie teknike. Sali Berisha ka paralajmëruar përshkallëzimin e aksioneve opozitare deri në “paralizimin” e qeverisë aktuale.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë