PD feston e ndarë themelimin, Alibeaj: Partia, jo repart sulmesh kundër Perëndimit

Enkelejd Alibeaj
11 Dhjetor 2022 | 14:58

32-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike e ka gjetur këtë forcë politike të ndarë. Dy grupimet brenda saj kanë zgjedhur ta kujtojë këtë ditë në organizime të ndryshme.

Njëra pjesë e partisë e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj u mblodh në orët e paradites. Në fjalën e tij, Alibeaj kishte edhe një mesazh për Sali Berishën.

“Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale të cilat deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit në Shqipëri sic ka qenë, sic kemi dashur, sic kemi luftuar për të qenë i tillë për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit unë besoj që ky është një moment të cilin të gjithë të ndalemi dhe të kuptojmë realisht metamorfozën fatkeqe për të cilën disa Partinë Demokratike do duhet ta kthejnë”, tha Alibeaj.

Përmes rrjeteve sociale, këtë ditë e ka kujtuar edhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari aktual Sali Berisha.

Ky i fundit së bashku me mbështetësit e tij kremtoi 32-vjetorin e themelimit të partisë me një aktivitet pasditen e së dielës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026