“PD gabime në të kaluarën”, Mediu: Kur dilja kundër Bashës më thoshin je me Ramën

11 Shkurt 2023 | 21:34

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se kur i doli kundër ish-kreut të PD-së Lulzim Bashës për lënien e mandateve i thoshin se është në krah të Ramës.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se këtë gjë ia kanë thënë kolegët që sot janë në krah të Berishës.

Më tej ai theksoi se nuk duhet të  bëhen të njëjtat gabime si më parë si lënia e mandateve apo pjesëmarrja në zgjedhje.

“Protesta nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Protesta nuk duhet të bëj të njëjtat gabime e të marr vendime idiote si lënia e mandateve apo mos pjesëmarrja në zgjedhje. Kur i dilja në atë kohë Bashës kundër më thoshin mos je me Ramën shumë nga këta kolegë që sot janë me Berishën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026