“Ja cili është qëllimi i Berishës”, Mediu: Mënyrat për të ndryshuar qeverinë

11 Shkurt 2023 | 21:08

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se kreu I PD-së Sali Berisha ia ka vendosur qëllim vetes dhe opozitës për të ndryshuar qeverinë.

I ftuar në emisionin “Review” në Eurnews Albaniaa, Mediu tregoi dhe disa mënyra se si mund të ndryshohet qeveria ndërsa shtoi se në vendin tonë nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Mediu ndër të tjera tha se në vendin tonë nuk kemi ndërtuar një marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të ndërtojmë një qeverisje që të garantojë procesin zgjedhor të lirë e të ndershëm.

“Berisha flet atë që mendon. Unë mendoj që Berisha ia ka vënë qëllim jo vetëm vetes por gjithë opozitës për të ndryshuar qeverinë e këtij vendi. Çështja është si do e ndryshojë? Unë mendoj se ka ardhur koha që eksperiencat pozitive që kemi pasur, kemi nevojë për ndarje të koalicioneve politike me koalicionet elektorale, kemi nevojë për një fytyrë qeverisëse që e tejkalon atë që ndodh në opozitë, që bashkon një masë të madhe njerëzisht që nuk janë më në jetën politike shqiptare.

Gjithë elektorati shqiptar sot jeton jashtë. Mendoj se çdo qeveri ndryshon me zgjedhje, por para se të shkojmë në zgjedhje duhet të garantojmë një qeveri e cila siguron zgjedhje të lira e të ndershme.  Gabimi që ne kemi bërë është se ne nuk kemi ndërtuar një narrativë në marrëdhënie të drejtë me faktorin ndërkombëtar për të ndërtuar një qeverisje që të garantojë procesin zgjedhor dhe këtë ta kthejmë  në një rregull ligjor para zgjedhjeve.”- tha Mediu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026