“Edhe Gadafi bënte poçe”- Balliu paralajmëron Ramën për protestën e të hënës
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi nga studio e emisionit Review në Euronews Albania, protestën e opozitës këtë të shtunë. Balliu në fjalën e tij tha se misioni i opozitës është të largojë kryeministrin Rama dhe personat e korruptuar dhe të kriminalizuar të qeverisë së tij.
Ai shtoi se nëse në protestën e të hënës gjatë seancës plenare, nuk do të lejohen në Kuvend deputetët e përjashtuar, atëherë do të detyrohet populli t’i futë ata në sallë.
Pjesë nga biseda:
Klevis Balliu: Ai ka të drejtën të bëjë boçe me baltë, por nesër mos të habitet nga ajo që e gjen. Boçe me baltë kishte dhe Gadafi dhe mori atë përgjigje që mori. Populli do ta marrë dhe do t’i nxjerrë nga parlamenti atë bashkë me shpurën e tij të kriminelëve. Kjo nuk do të ndodhë të hënën, por ky është misioni ynë. Çdo formë dhe çdo mënyrë për ta bërë këtë është në interesin kombëtar.
Jonida Shehu: A do të futeni në kuvend të hënën?
Klevis Balliu: Do të futen deputetët. Nëse ti pengon deputetët të futen të flasin për hallet e qytetarëve në parlement, atëherë do t’i fusë populli deputetët.
Jonida Shehu: Edhe deputetët që janë përjashtuar?
Klevis Balliu: Po patjetër që do të futen kush i përjashton ato bashkëshortja në tentativë?!
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë