PD ‘harron’ festën e Çlirimit, asnjë s’bëri homazhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit”
Në 78-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, asnjë nga drejtuesit e Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në varrezat “Dëshmorët e Kombit” për të bërë homazhe për dëshmorët e rënë në luftën për liri.
Por në këtë 28 nëntor, ndryshe nga tradita 30-vjeçare drejtuesit e Partisë Demokratike u mjaftuan vetëm me nga një mesazh në rrjetet sociale për 78-vjetorin e Çlirimit.
Berisha postoi një foto të vjetër të tij duke nderuar dëshmorët në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Ndërsa ish-kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e uroi ditën e çlirimit bashkë me një nderim edhe për datën e lindjes së komandantit të UÇK-s, Adem Jashari.
Por nëse Berisha dhe Basha publikuan nga një foto në rrjetet sociale, ndërsa Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar demokrat nuk përcolli asnjë mesazh për këtë datë të shënuar.
Data zyrtare që njihet dhe festohet si data e çlirimit është 29 nëntori, por për të djathtën shqiptare çlirimi nga pushtuesit nazi-fashist kremtohet më 28 nëntor, në të njëjtën datë me pavarësinë.
28 apo 29 nëntori, si datë e çlirimit ka qenë “mollë sherri” mes të djathtës dhe të majtës gjatë 30 vite pluralizëm dhe është festuar gjithmonë veçmas dhe homazhet në varrezat e dëshmorëve të kombit janë bërë në dy ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë