PD-ja nis mobilizimin për zgjedhjet, Lulzim Basha jep porositë për kryesinë e partisë
Pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka nisur përgatitjet e saj për zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Siç njofton zyra për shtyp e selisë blu, vendimi i Lulzim Bashës është një risi për politikën shqiptare, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
“Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie”, njofton zyra e shtypit.
Partia Demokratike duket e vendosur të zbatojë parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Sipas selisë blu, ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër