PD kallëzon në SPAK Ramën, Veliajn dhe 20 zyrtarë të tjerë për shembjen e Teatrit Kombëtar
Partia Demokratike kallëzoi në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe 20 zyrtarë të tjerë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kallëzimi, i cili u depozitua të martën nga përfaqësuesit e PD-së, ish-deputetja Albana Vokshi dhe Sektretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata ngre 9 akuza:
- organizatë kriminale
- veprimtari si grup i strukturuar kriminal
- shkatërrim prone
- shkatërrim i pronës me mjete të tjera
- shkatërrim i veprave kulturore
- shpërdorim detyre
- shkelje barazie në tendera
- korrupsion pasiv i funksioneve publike
- korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë
Demokratët pretendojnë se teatri u shemb në mënyrë të jashtëligjshme, në shkelje të të gjitha procedurave.
“Rama e Veliajn kanë zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur garë për konkurs sipas përcaktimeve të ligjit për prokurimet publike. Është Rama që e ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë projekt që 1 vit e gjysmë përpara se kompania private ta paguante atë, si projekt privat,” – theksoi Vokshi për mediat në dalje nga prokuroria duke shtuar se i kishin kërkuar SPAK-ut sekuestrimin e truallit dhe bllokimin e dokumenteve.
Opozita këmbëngul se Kryeminsitri ka paracaktuar çdo gjë për zhvillimin e projektit, deri dhe te ndërtuesi, edhe pse kostoja është mbi 30 milionë euro, para që tashmë do të merren kredi nga buxheti i shtetit.
“SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurorët të mos bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje i çon pas hekurave gjithë përgjegjësit,” – shtoi Sekretari i PD-së, Gjata.
Përveç kryeministrit dhe kryebashkiakut demokratët kanë kallëzuar nënkryetarin, kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe 11 drejtorë të Bashkisë Tiranë: Arbjan Mazniku, Toni Gogu, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa.
Njësoj kallëzimi drejtohet edhe për drejtuesen e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe 5 ekspertë të Institutit të Ndërtimit: Dallëndyshe Bici, Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj.
Ky është kallëzimi i katërt që ngrihet për çështjen e Teatrit Kombëtar në SPAK.
Më herët aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë kallëzuar ministrin Lleshaj, drejtorin e policisë Veliu, kryebashkiakun Veliaj, nënkryetarin Mazniku dhe 3 inxhinierë që propozuan shembjen e teatrit.
Lexoni gjithashtu:
AMT kallëzon në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun
AMT padit në SPAK Veliajn dhe Maznikun
AMT padit për shpërdorim detyre 3 ekspertë të ndërtimit që propozuan shembjen e teatrit
Protestë para SPAK për Teatrin, Budina-prokurorëve: Bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës
Ervin Goci: Bashkia vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar me akt-ekspertizë të falsifikuar
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve