PD kërkoi mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë, reagon kandidati socialist

3 Prill 2025 | 15:35

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.

Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga kuadri ligjor në fuqi, për të shmangur ndikimin te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme”, thuhet në kërkesë.


Menjëherë pas publikimit të kësaj kërkese ka reaguar edhe kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido.  Ai është shprehur se kjo kërkesë është “bllof i radhës” i Partisë Demokratike, pasisipas tij përballë KZAZ-së ndodhet edhe zyra e Partisë Demokratike. Ai vijon në reagimin e tij duke u shrehur se qytetarët janë më të zgjuar dhe do dinë për kë të votojnë, ndërsa shton se kjo strategji e PD nuk po funksionon.

“Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj

O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë.

Merr frymë, doktor!

Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë, që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.

Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull!

Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra.

Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër.  Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament.

Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet. S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua.

Mos u tremb, doktor. Do shihemi në Parlament. Deri atëherë… Mirupafshim!”-shkruan Bido në reagimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026