PD kërkon ndihmën e ambasadorëve, Alibeaj tregon çfarë u prezantoi 8 diplomatëve

5 Tetor 2022 | 17:19

Partia Demokratike duket se po kërkon ndërmjetësimin e trupës diplomatike për miratimin e projektligjit për hartën e re administrative që dorëzoi sot në kuvend.

Për më shumë se 1 orë e gjysmë,  kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike Enkelejd Alibeaj së bashku me 7 deputetë të tjerë, pritën në ambientet e kryesisë 8 ambasadorë të trupës diplomatike, si ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, OSBE, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.

E në përfundim të takimit detajet i dha vetë Alibeaj.

“Nga takimet që ne i kemi pasur si format, objekti i takimit ishin të gjitha reformat dhe çështje të tjera. Ky është takimi i parë që do të vijojë dhe me takime të tjera. Është e udhës që ndërkombëtarët të kenë hapësirat e tyre për t’u marrë me reformat.” –tha Alibeaj.

Më herët bashkëkryetarja e komisionit për reformën territoriale i kërkoi partisë socialiste të miratonte këtë draft ne interes të qytetarëve.

“Depozituam projekt-ligjin për miratim. Ky është një projektligj që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre, çdo qasje e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki, kemi propozuar në 94 numrin total. Uroj që t’i thërrasin logjikës  dhe interesave të qytetarëve shqiptarë deputetët socialistë dhe të miratojnë një reformë për ata”- tha Dhurata Çupi.

Nisma e demokratëve për ndryshimin në hartën territoriale ka hasur në kundërshtinë e mazhorancës socialiste që ka kërkuar t’i qëndrojë variantit aktual me 61 bashki.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026

Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit publik që pati përpara kamerave me kreun e PD-së,...
20:02 | 15/07/2026