PD kërkon në GJK shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Po na përjashtojnë nga integrimi
Gjykata Kushtetuesja mori në shqyrtim të martën ankesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rregullores së kuvendit që çoi në ndryshimin e numrit të komisioneve të përhershme parlamentare nga 8 në 11.
Në padinë e saj PD-ja pretendon se ndryshimi i funksionimit të parlamentit u bë në mënyrë të njëanshme dhe me procedurë të përshpejtuar.
Opozita pretendon një ndërhyrje të ekzekutivit në legjislativ, pasi shtimi i numrit të komisioneve parlamentare erdhi si një kërkesë e drejtpërdrejt e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në shtatorin e një viti më parë dhe jo si një kërkesë e vetë kuvendit që është një institucion i pavarur dhe vetë-rregullohet.
Po aq në ankimin e saj Partia Demokratike deklarohet se e gjithë procedura e ndjekur është në shkelje të rregullores së kuvendit, kushtetutës dhe deputetëve të opozitës iu hoq e drejta për të dhënë qëndrimin e tyre.
Ndryshimi i numrit të komisioneve të përhershme parlamentare me propozim dhe miratim vetëm me votat e socialistëve, çoi në mbylljen e komisionit të ngritur qëllimisht vetëm për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I ngritur që në kohën kur socialistët ishin në opozitë dhe gjithnjë i drejtuar nga opozita, herë nga PS-ja e herë nga PD-ja, ai u bashkua komisionit të jashtëm.
Pas shqyrtimit në themel dhe dëgjimit të pretendimeve të PD-ës dhe Kuvendit, trupa gjyqësore e “Kushtetueses” është tërhequr për vendimmarrje.
Pas rregullores së kuvendit, në pritje për shqyrtim nga “Kushtetuesja” janë edhe tre ankime të tjera të demokratëve, ministrja e inteligjencës artificiale “Diella”, dy komisionet hetimore për Mc-Conigal, zgjedhjet e 11 majit dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin
- 09:29 Prokurorët francezë nisin hetimet për sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane