PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, Bylykbashi: Për çdo ndryshim duhet konsensus
Këtë të martë është mbledhur Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, teksa Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e koalicioneve parazgjedhore sipas modelit të mëparshëm.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar sistemin aktual zgjedhor si “toksik” për partitë politike, dhe demokracinë. Ai u shpreh se ky sistem nuk i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë dhe pengon funksionimin normal të partive si në parlament ashtu edhe në qeveri.
Bylykbashi bëri thirrje për një diskutim të hapur politik për t’u diskutuar ato gjëra që janë të nevojshme.
“Ky sistem është sistem toksik për partitë politike. Pluralizmin. Demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë qe i duhet shqiptarëve, vret funksionimin e partive në parlament dhe qeveri. Ky sistem duhet të iki patjetër. Ja ku jemi, hajde ta diskutojme. S’mund të fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid. Për çdo ndryshim me rregullat zgjedhore, duhet konsensus. E papranueshme nxitimi për referendumin. Diskutimi për referendum duhet bërë këtu në komision, jo me draftin që keni nxjerrë”, tha Bylykbashi.
Sipas Partisë Demokratike, nxitimi për zhvillimin e një referendumi është i papranueshëm.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)