PD kërkon shkarkimin e Begajt: Ka bërë 7 shkelje të rënda të Kushtetutës
Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes osë Konferencës së Kryetarëve, tha se Presidenti ka kryer shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës.
“Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues,” -tha Bardhi.
Ai theksoi se opozita është e bindur se Presidenti Begaj nuk mund të jetë më “de juro” kreu i shtetit.
“Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda,” shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Peleshit: Se e mban dot atë karrige, lërojani Ballës
- Debate në Parlament për vrasjen e gjyqtarit, Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara