PD mban mbledhjen e kryesisë, Berisha akuza qeverisë: Forca e saj, paratë e drogës

10 Shtator 2025 | 14:00

Në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare, Partia Demokratike, zhvilloi të mërkurën një mbledhje të kryesisë së saj.

Gjatë fjalës së mbajtur, kryedemokrati Sali Berisha përsëriti akuzat për manipulime zgjedhore gjatë 11 majit. Ai gjithashtu deklaroi se forca kryesore e qeverisë bazohen në paratë e ardhura nga trafiku i drogës nga individë të lidhur me pushtetin aktual.

“Pra, por diktatura autoritare shqiptare, përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme.

Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini.

Miliardat e eurove në duart e kriminelëve anonimë apo të njohur, të gjitha kundër demokreacisë, ligjit, shtetit ligjor në Shqipëri.

Të gjitha me një padrino, një kryetar, që është Edi Rama.

Imagjinoni ju një njeri që quhet Franç Çopja, nuk ia kishim dëgjuar emrin kurrë, dhe ky del tani pa djersitur një ditë në punë, përveçse me kartelet, 6 miliardë euro.

Ky miq, është gati të falë Edi Ramës 5 miliardë, mjafton të investojë 1 miliard.

Kjo është!

Në qoftë se, në diktaturën totalitare, ideologjia marksiste leniniste konsiderohej forca kryesore lëvizëse, në diktaturën autoritare të Edi Ramës, droga dhe vetëm droga është forca kryesore lëvizëse.

Është droga, ajo që emëron ministra.

Është droga, ajo që emëron drejtorët e policisë.

Është droga, ajo që emëron prokurorin, deputetin, ajo që vendos në të gjitha nivelet.

38 mijë metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën Niko Dovanës në Durrës për punën që bëri.

Kudo që dëgjoni kulla është droga.

Janë qindra milionët e drogës prapa tyre.

Por, këtë situatë ne ia dolëm ta paraqesim, ta stamposim në disa dokumente ndërkombëtare dhe kjo është një arritje jo për ne, por për çdo shqiptar.

Sepse, nuk është e thjeshtë. Fuqia e drogës është misteri i kësaj diktature.

Forca korruptive e saj është e tmerrshme.

Por, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që votuan ato rezoluta të rëndësishme, në të cilat u paralajmërua farsa elektorale.

Cilido që e lexon edhe rezolutën e Valencias, të gjithë rezolutat paralajmëruan se në Shqipëri do ketë një farsë elektorale”, theksoi Berisha në fjalën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026