Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë për media ku u ndal tek publikimi i raportit të dosjes McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Berisha në fjalën e tij theksoi se çështja McGonigal vijon të përbërë lajm botëror dhe se kryeministri Rama është i përfshirë në këtë çështje të spiunazhit botëror.
“Do rikthehem përsëri tek çështja, e cila vazhdon të përbëjë lajm botëror.
Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, lakohet në mënyrën më damkosëse dhe të përsëritur.
Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal.
Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.
Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës.
Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës.
Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona