PD nuk çon Komisionerët, PS i kërkon Celibashit listën e anëtarëve Kryesisht
Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet, Partia Demokratike nuk ka çuar ende listën me komisionerët e saj. Në këto kushte, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon Ilirjan Celibashit listën e anëtarëve Kryesisht.
“Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim te afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi :
Të na vini në dispozicion një kopje të vendimit të Komisionerit së bashku me listën e personave që mund të emërohen kryesisht për të plotësuar vendet vakante për anëtar dhe sekretar të KQV-së, sipas përcaktimeve të nenit 36 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar dhe nenit 11 të udhëzimit nr. 2, datë 5.12.2020, të Komisionit Rregullator, “Në caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht për plotësimin e vakancave në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor dhe Komisionet e Qendrave të Votimit”, i ndryshuar”, thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

LEXO GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret